4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Molliqaj i kundërpërgjigjet Muratit: Që 4 vite, kanë hy e janë shpërnda larva, që hanë mish për vete e lënë vrima pas

Në një reagim ndaj ministrit të Financave Hekuran Murati, i cili në një postim të pazakontë ku krahason sjelljen e opozitës me ato të shushunjave, autorësinë e të cilit postim qytetarët e vunë në dyshim, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, është i është kundërpërgjigjur me “larvat”, parazitë që rriten dhe ushqehen në dhe me mishin e kalbur ose trupat e dobësuar të organizmave të tjerë.

Në ndryshim nga ushejzat, Molliqaj shpjegoi se kur larva hiqet nga trupi, “vrimat e mishit të ngrënë mbesin dhe lënë plagë të hapura e të infektuara jo vetëm sipërfaqësisht.”

“Dhe ngjashëm, kur larvat fillon t’i largosh, kur të kenë dalë në sipërfaqe, kasta e të paaftëve, mashtruesve e gënjeshtarëve, ulëritë se me heqjen e tyre vrimat po duken. Thuase ata vendin e kanë në atë vrimë e nuk vazhdojnë të hanë mish përreth.” – shkroi më tej kreu i PSD-së.

Ai vazhdoi duke thënë se “të gjithë larvat që kanë zënë vend në plagët e infektuara të Kosovës – në shpresën e popullit me mashtrime e premtime – duhet të hiqen.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img