Site icon PrishtinaPress

Molliqaj: Është tradhti kombëtare ta shkëmbesh anëtarësimin në KiE me autonomi në veri

Nga “Marrëveshja e Brukselit” dhe ajo e Ohrit, Kosova e fiton vetëm liberalizimin e vizave dhe pastaj anëtarësimin në Këshillin e Evropës (KiE).

Kështu është shprehur kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili ndër të tjera tha se anëtarësimi në KiE duhet të vlerësohet, por që do ishte tradhëti kombëtare nëse në shëkmbim jepet autonomi për komunat serbe në veri.

Sipas tij, me marrëveshjet e arritura nën qeverisjen e Kurtit legalizohen instrumentet politike të Serbisë në Kosovë.

“Këshilli i Evropës është i rëndëishëm, dy gjëra i përfiton Kosova liberalizimin e vizave dhe KiE, asgjë tjetër nuk marrim me vete. KiE, është organ që dueht me vlerësu, me shëkmby me autonomi është e papranueshme dhe është tradhti kombëtare. Themelimi i Asociacionit me draftin e BE-së, me debat mes palëve, dëgjohen palët dhe mbërrijnë në përfundim. Është tradhti në dy rrafshe, është qartazi interes i Serbisë që cështja e statusit të Kosovës të mos përfundojë dhe të mbes e hapur, e kthen Serbinë në Kosovë, jo vetëm në kuptimin e autonomisë që serbët e marrin karshi institucioneve të Kosovës që për mua mund të ketë kuptim, por ia legalizon instrumentet politike të Serbisë në Kosovë”, tha Molliqaj në “Debat Plus”.

Exit mobile version