1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Molliqaj e quan “ujdi monarkësh”, marrëveshjen LVV-LDK, thotë se Kurti po e bën kurban Konjufcën që të vijë në pushtet

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas raportimeve se është arritur marrëveshje mes dy partive, LVV-LDK, për bashkëqeverisje.

Përmes një shkrimi në Facebook, Molliqaj, e ka quajtur “ujdi monarkësh” marrëveshjen VV-LDK që pritet të nënshkruhet nesër.

Molliqaj ia ka përmendur Kurtit letrën e dërguar kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, e ku thoshte se propozimi i këtij të fundit është “ujdi monarkësh”.

Madje sipas Molliqajt, Kurti po delegjitimon institucionet demokratike me ujdinë e tij monarkiste dhe po bën kurban Konjufcën me të vetmin qëllim që të vij në pushtet.

“Kurti, në letrën dërguar Mustafës 10 ditë më parë, e quajti “ujdi monarkësh” e “ogur fatkeq” largimin e Konjufcës nga Kryetari i Kuvendit. Pikërisht këto fjalë sot, sipas raportimeve në media, i gëlltiti Kurti teksa arrinë marrëveshje me Mustafën. Ai po sillet si monark, me fjalë të veta, po delegjitimon institucionet demokratike me ujdinë e tij monarkiste dhe po bën kurban Konjufcën me të vetmin qëllim që të vij në pushtet”, thotë Molliqaj.

Më tej, ai Kurtin e ka quajtur popullist i cili sipas tij i ka ndryshuar fjalët sa herë që është nevoja.

“Popullistët që vijnë në qeveri kanë një të përbashkët me elitat politike që i kritikojnë për korrupsion dhe marrëveshje të dëmshme. Në fund, ata arrijnë marrëveshje të njëjta si paraardhësit e tyre e gjithmonë arsyetohen me qëllimin e tyre dashamirë. Popullistët duke thënë për të mirën e popullit e elitat politike për të mirën e shtetit. Popullistët si Kurti me elitat politike si paraardhësit e tij në pushtet nuk kanë dallim në qëllimet e tyre. Këta, teksa i ndryshojnë fjalët për më pak se 10 ditë, nuk sjellin ndryshim por vetëm stagnim”, ka shkruar Molliqaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img