1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Molliqaj: E dhimbshme që po i gëzohen dorëheqjes së Ymerit

Pas dorëheqjes së Visar Ymerit nga të gjitha funksionet brenda Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar Vlorian Molliqaj, aktivist i kësaj partie, i cili është edhe vëllai i deputetit Dardan Molliqaj.

Ai ka numëruar sukseset që kjo parti ka korrur përgjatë kohës që udhëhiqej nga Visar Ymeri, duke thënë që është e dhimbshme që po sheh disa që po i gëzohen kësaj dorëheqjeje të Ymerit.

Vlorian Molliqaj ka vlerësuar se duhet të trajtohet me shumë seriozitet ky moment- kur kryetari i partisë pati probleme të mëdha me qasjet brenda kësaj partie.

Kujtojmë që Dardan Molliqaj publikisht drejtoi një mori kritikash dhe akuzash ndaj themeluesit të partisë, Albin Kurtit.

Gjeni pa ndërhyrje reagimin e Vlorian Molliqajt:

Visar Ymeri është një ndër themeluesit e Lëvizjes dhe një ndër shtyllat kryesore të saj.

Përgjatë mandatit të tij si kryetar i Lëvizjes, kjo e fundit arriti për herë të parë t’i ndaloj dy marrëveshje të dëmshme për Kosovën: Zajednicën dhe Demarkacionin.

Nën udhëheqjen e Visarit, Lëvizja e dyfishoi numrin e deputetëve nga 16 në 32 sosh. Poashtu, nga një komunë, sot Lëvizja qeverisë me tri komuna, dy nga to më të mëdhatë në Kosovë.

Mos e lexoni gabim, nuk dua t’ia atriboj këto rezultate vetëm Visarit. Pa punën e secilit aktivist, asnjë nga këto nuk do të ishin të mundura. Por, në anën tjetër, funksionimi kaq i mirë i organizatës patjetër se i atribohet organeve të saj në krye me kryetarin Visar Ymeri.

Është shumë e lehtë që ”t’ua tregosh derën” njerëzve që kanë mendim ndryshe, por kjo metodë nuk përbashkon. Përkundrazi, është metodë përjashtuese e njohur tashmë në shumë organizata politike.

Momenti kur njërëzit kryesor dhe themeltarët e Lëvizjes (përfshirë këtu kryetarin Ymeri) kanë problem me një qasje qoftë politike apo organizative, secili do të duhej që këtë ta trajtonte me urgjencën dhe seriozitetin më të madh.

Por, në vend të kësaj, ata zgjodhën metoda tjera. Zgjodhën që atyre që mendojnë ndryshe t’ua tregojnë derën, t’i linçojnë, t’iu ngjesin etiketa se ata janë të ndikuar nga ShIK-u, Ambasadat, etj. Brenda natës, njërëzit më të afërt u shndrërruan në tradhtarë.

Lëvizja pa Visarin, është po aq e dobët sa pa Albinin, apo cilindo aktivist e aktiviste që u vetëmohuam për shumë vite me radhë që Lëvizjen ta sjellim në këtë pikë që është, pra subjekti më i madh politik në Kosovë.

Shumë e dhimbshme të shohësh njerëz që i gëzohen kësaj dorëheqjeje. Ende më e dhimbshme është kur e sheh që linçuesit nuk janë në dijeni se si e shkatërruan organizatën më të mirë në Kosovë e më gjërë.

Visari e tregoi me punën e tij si kryetar që është aktivist shembullor dhe që e don shumë Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Këtë dashuri ndaj Lëvizjes, Visari e vulosi sot me dorëheqjen e tij për t’i hapur rrugë zgjidhjes së problemit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img