0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Molliqaj: Do ta duartrokas Kurtin nëse nuk e pranon marrëveshjen

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk duhet ta pranojë marrëveshjen e propozuar nga BE.

Sipas kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj, plani evropian për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, është i dëmshëm.

Molliqaj u shpreh se megjithëse me Kurtin i ka ndarë rrugët politikisht, ai do ta duartrokasë atë nëse nuk e pranon një marrëveshje të tillë.

“Do ta kisha duartrokitur dhe do ta kisha përmendur secilën herë në studio, përveç kritikave që i kam, nëse Kurti nuk e pranon këtë marrëveshje. Unë dhe Kurtit nuk do të na bashkohen kurrë rrugët polititkisht. Kjo është aq e rëndësishme për Kosovën, saqë minimalisht Kurti nuk duhet ta bëjë. Kurti kurrsesi”, ka thënë ai.

Molliqaj tha se nëse Kurti e nënshkruan marrëveshjen, do ta shkatërrojë trashëgiminë politike të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kjo marrëveshje është e keqe, nuk duhet askush ta bëjë. Nuk na dërgon përpara. Kurti me këtë që po e bën, një trashëgimi politike që ka pasur vlera edhe të mira edhe të këqija, është duke bërë si s’ka asnjë vlerë më. Është duke e bërë sikurse Cipras në Greqi, që vjen edhe e bëjnë të kundërt”, ka thënë ai./RTV Dukagjini/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img