4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Molliqaj: Dialogu ka me dalë mbrapsht, Thaçi është mjeshtër i manipulimit

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është mjeshtër i propagandës dhe manipulimit të opinionit publik, teksa ka thënë se Thaçi po manipulon opinionin lidhur me dialogun me Serbinë.

“Hashim Thaçi është mjeshtër i manipulimit të opinionit publik”, ka thënë Molliqaj. “E ka qit një temë siç është ndarja e Kosovës për t’i bërë dy efekte. Njëra është se kur ai ta pranojë autonominë substanciale për serb në Kosovë, me thanë se ‘unë jam shpëtimtari i Kosovës sepse e shpëtova Kosovën nga ndarja’”.

“Plani i dytë i tij është me e shmang vëmendjen nga përgjegjësia që e ka nisur dialogun pa mandat. As nuk e ka pyetur Kuvendin e as shoqërinë, dhe nuk ka as platformë”, ka thënë Molliqaj.

 

Molliqaj është shprehur se dialogu siç ka nisur “mbrapsht”, do të përfundojë njëjtë.

“Pra, mbrapsht jemi tu e nis [dialogun, v.j] e pashmangshëm mbrapsht ka me dalë. Tentimi ynë është me e kthy situatën në gjendje normale. Çka i bjen kjo? Me u ul ne si kuvend, e si qeveri për me e kuptu se çfarë po kërkojmë nga dialogu, si do të jetë vendimarrja dhe në fund kush e përfaqëson më së miri këtë proces”, deklaroi Molliqaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img