5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Molliqaj: Çka po fshihet në KEK?

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se KEK është gjobitur nga ZRRE me 3.2 milionë euro gjobë, pasi, sipas tij, ka tregtuar energji elektrike me konpani që nuk janë të licencuara për operim në Kosovë.

Kek, shkrun Mollqaj, se ka bërë tregti me një kompani ilegale.

I pari i PSD-së ka njoftuar se kanë drejtuar pyetje ndaj ZRRE-së për disa çështje.

Postimi i plotë i tij:

Çka po fshihet në KEK?

KEK është gjobitur nga ZRRE me 3.2 milionë euro gjobë, sepse ka tregtuar energji elektrike me kompani që nuk janë të licensuara për operim në Kosovë. Pra KEK ka bërë tregti me një kompani ilegale.

Kjo do të duhej të ishte material shtesë për prokurorinë. Sepse në këtë formë janë bërë një sërë shkeljesh duke dëmtuar kompanitë e licensuara.

Ne kemi drejtuar pyetje ndaj ZRRE për këto çështje:

Pse janë përzgjedhur kompani të palicensuara për të tregtuar energji?

Sa është sasia e tregtuar e energjisë me kompanitë e palicensuara?

Sa është kostoja financiare e këtij tregtimi?

Kush janë kompanitë e palicensuara me të cilat KEK ka tregtuar energji?

Këto çështje dhe të tjera që kemi ngritur do ta zbardhin edhe më shumë korrupsionin dhe keqmenaxhimin e theksuar në këtë sektor!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img