Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka reaguar pasi u verifikuan nënshkrimet në veri për shkarkimet e kryetarëve dhe hapjen e rrugës për zgjedhjet e reja lokale në komunat veriore. Sipas tij “aventurave në veri po iu vjen fundi”.
Shton se për këtë “ka lajmëruar PSD-ja”, duke shtuar se “tash i kthehemi dialogut me flamuj serb në Veri”.
“Tash ngadalë do t’i kthehemi realitetit në tryezen e dialogut, me flamuj serb në veri dhe militantë të ngopur nga era e përkohshme e shtetit aventurier. Dallimi i vetëm është pozicioni i dobësuar dialogues karshi Serbisë, nga sanksionet dhe irritimet e aleatëve”.
“Aventurat e Kryeministrit i paguan Kosova në dialog me realizimin e Asociacionit”, ka shkruar Moliqaj në Facebook, të hënën.