Site icon PrishtinaPress

Molliqaj: Asociacioni do të sjellë konflikt të përhershëm ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, do të sjellë konflikt të përhershëm ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në veri të vendit.

Kreu i PSD-së ka thënë se liberalizimi i vizave është ndërruar me autonomi për serbët në Kosovë, pasi sipas tij, Asociacioni nuk do të sjellë anëtarësim në Këshill të Evropës.

Ndërsa liberalizimin e vizave për kosovarët, Molliqaj e konsideron si “shkëmbim të autonomisë së serbeve në Kosovë”, pasi me formimin e Asociacionit eventualisht mund të rezultojë me anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës.

Kreu i PSD-së, ka thënë se gjatë këtij viti, protestat për të kundërshtuar Qeverinë do të jenë të mëdha, pasi Asociacionin e konsideron ndarje federative mes Kosovës dhe komunitetit serb.

Tashmë është e qartë që po hyjmë në faza të implementimit dhe jemi të sigurt që Kosova po shkon drejt një konfliktit të përhershëm në mes të entitetit serb në Kosovë dhe shumicës shqiptare duke krijuar një ndarje federative mes Kosovës meqë njërën anë federata e komunitetit serb dhe pjesa që janë në anën tjetër, po ashtu shprehim indicet e para të një konfederate të mundshme në horizont në të ardhmen andaj ky vit ka me na përcjell me shumë aksione e protesta në kundërshtim të kësaj dhe e dyta ka të bëj me organizimin e brendshëm”, deklaroi Molliqaj.

Kreu i PSD-së, ka thënë se meritat për liberalizimin e vizave kanë të gjitha qeveritë e kaluara, ndonëse e konsideron si proces të vonuar. Liberalizimin, Molliqaj e sheh si “shkëmbim me autonomi” për serbët. Thotë se Kosova nuk ka fituar asgjë nga Asociacioni. “Meritat për liberalizim iu takojnë të gjithëve, kjo ishte e drejtë që na u mohua, besoj që Kosovës i janë vënë kushte politike e besoj që secila Qeveri që ka qenë.

ka jep kontribut edhe qeveria e fundit po por besoj që përgjegjësia është që liberalizimi i vizave na është ndërruar me autonomi. Duhet t’i marrim përgjegjësitë, është e qartë që liberalizimi është shkëmbye më autonominë e serbëve në Kosovë, kjo është fitimi i vetëm që Kosova ka. Eventualisht anëtarësimi në Këshillin e Evropës. Nuk kemi siguri për njohjen e 5 vendeve anëtareve ose anëtarësim në NATO. Shpresoj që kjo t’ua lehtësojë jetën qytetarëve, ndonëse jam i shqetësuar jo vetëm në largimin masiv por edhe në cilësinë e jetës që po e kanë ata”, u shpreh Molliqaj.

Ai foli edhe për zgjerimin e partisë në mërgatë. Paralajmëroi edhe tubime në dy qytete të Gjermanisë muajin e ardhshëm. “Do të jetë vit i shtrirjes së strukturave tona në Kosovë dhe jashtë saj, në muajin shkurt jo jemi për tubime në gjermani dhe kjo me synimin për ta përgatitur për të marr pjesë në zgjedhje dhe për të qenë pjesë e kuvendit të Kosovës. Tubimet në Gjermani më 3 dhe 4 shkurt jemi në dy qytete të Gjermanisë, kjo pas një vizitë në fundvitin që lamë dhe pritet ta emërojmë Bekim Ukiqin si përfaqësues të PSD-së atje, dhe që po bën një punë të mirë atje. Deri në fundvit besoj se do të jenë 10 tubime e shume takime të vogla atje, do i nisim në Zvicër në shkurt dhe do të rrisim numrin e aktiviteteve që kanë qëllim mobilizimin strukturor”, u shpreh Molliqaj për EO.

Exit mobile version