0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Molliqaj: Angazhimi im politik ka pasojë, rezultat dhe pikënisje luftën në Kosovë

Aktivisti dhe politikani Dardan Molliqaj, ka folur në ciklin e emisioneve “Rubikoni i jetës” mbi fillet e angazhimit të tij politik.

Molliqaj tha se i tërë angazhimi i tij lidhet me luftën në Kosovë.

“Besoj se lufta është momenti më kritik dhe më dramatik që ndikon në jetët e njerëzve në çfarëdo forme, angazhimi im politik ka pasojë, rezultat, pikënisje luftën dhe përfshirjen në luftë në mënyra të ndryshme, dhe nga ai moment unë i kam këqyrë lajmet e RTSh-së që janë në gjashtë e gjysmë për Kosovën, pastaj në ora tetë ato të Shqipërisë, por edhe kur nuk i kam kuptu krejt kam qenë 13, 14 vjeçar dhe jo çdo frazë, jo çdo koncept e kam kuptuar, por i kam dëgju lajmet si fëmijë, sepse lufta më përfshiu pa ndonjë vendim timin”, tha kryetari i PSD-së në Rubikon të Klan Kosovës.

Tutje, ai tha se si 13 vjeçar ishte i angazhuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës duke bërë roje e duke bartur armatim dhe ushqime.

“Për shkak të babës dhe axhës që ishin super aktivë në përgjegjësi ushtarake në UÇK në Zonën e Dukagjinit, (kam qenë i angazhuar) prej roje natën i armatosur, deri te kujdesi për ushtarë të plagosur dhe bartje të ushtarëve të plagosur. Në fshatin tim Beleg dhe pastaj kam ruajtur ushtarë të UÇK-së të plagosur në malet e Bardhaniqit të Gjakovës ku ka qenë edhe spitali ushtarak. Kjo është në vitin 1999, në prill, kam bartur armatim si fëmijë nga zonat e kontrolluara prej policisë së Serbisë në zonët e kontrolluara nga UÇK-ja, përkatësisht nga Lugu i Baranit dhe Isniqin, zonat e Deçanit dhe të Gjakovës, që ishte në Dushkajë, disa herë ushqime, dhe së fundi e kam bërë udhëtimin në korrik pas intervenimit të NATO-s kam shkuar në zonën e UÇK-së dhe kam qëndruar për tri javë rresht”, tha Molliqaj në Rubikon.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img