Kryetari i Partisë Social Demokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj ka folur për kohën sa ka qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka frikë se mund të helmojnë përmes ushqimit.
Më tutje Molliqaj ka thënë se Kurti i beson aq shumë Ridvan Muharremit sa që edhe ushqimin e rezervat shtetërore ia beson atij, transmeton lajmi.net
Molliqaj thotë se në Kosovë më shumë na nevojitet një Prokurori e korruptuar sesa një prokurori e cila kontrollohet nga ana e një kryeministri.