Site icon PrishtinaPress

Molliqaj Abdixhikut: Jeni me faj për këtë skenar që po fillon

Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj ka reaguar ndaj deklaratës së sotme të kreut të LDK’së, Lumir Abdixhiku, cili tha se Qeveria e Kosovës duhet të procesojë tutje për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në bazë të vendimi të Gjykatës Kushtetuese, kërkesë e cila tha se është edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Molliqaj thotë se lideri i LDK’së po kërkon nga kryeministri Kurti që ta bëjë Asociacionin, e nëse një skenar i tillë fillon atëherë, fajet ia lë Abdixhikut.

“Abdixhiku po shënon “progres”. Filloi me porosinë ‘të rrimë’, duke mos bërë asgjë se kështu pushteti rrëzohet vetvetiu. Tash e paska bërë një shkëputje, një goxha hop. Bëje Asociacionin Albin!, – po thotë Lumiri. Shihe logjikën: e jap këshillën unë, ia hapi rrugën këtij, e bëj edhe një plus kah Dragodani, dhe presim pastaj se ky qe po e realizon këshillën time publike do të dëmtohet. Kjo me siguri se nuk është analizë, por ç’të thuash?! Duket se kompleksi “arsyeton” gjithfarë absurdi”, shkroi Molliqaj në Facebook.

Tutje, ai tha se do t’i kërkojnë përgjegjësi opozitës aktuale për qëndrimet e tyre të dëmshme si dhe për mungesën e qëndrimeve.

“Konkurrenca negative s’ka të ndalur. Mundet Lumiri edhe përtej kësaj. Ta zëmë, pse mos me ia lypë një autorizim kryeministrit dhe të shkruajë e të nënshkruajë në vend të tij. 

Opozitës aktuale do t’i kërkojmë përgjegjësi. Përgjegjësi për qëndrimet e dëmshme dhe mungesën fare të qëndrimeve. T’ia shtrosh me lule këtij kryeministri rrugën e Asociacionit i bën dy dëme: vetë dëmin e Asociacionit pa njohje; dhe fundi i këtij procesi është uvertura e një faze të re autoritarizmi. Tash që po bëhet i dëgjueshëm jashtë, më shumë dorë e fortë do t’i lejohet brenda. Gjithandej, këtë tregim e kemi parë. Ju jeni me faj për ketë skenar që po fillon”.

Exit mobile version