2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

“Moj e bukura More”, historia e këngës 600-vjeçare shqiptare (VIDEO

Sipas filologut arbëresh, Dhimitër Kamarda, kënga e ka origjinën tek arbëreshët e Italisë të cilët sipas studimit të tij, u detyruan të largohen nga toka greke duke lënë trojet e tyre në vendin e quajtur More… “O e Bukura More”.. interpretimi i jashtëzakonshëm i artistëve italainë Lavinia Mancusi, Gabriele Gagliarini

Moj e Bukura More! Shumë e këndojnë por pak e dinë se kujt i kushtohet kjo këngë.More! Është një pasthirrmë?!… një vajze e bukur?! Jo! More është Peloponezi i sotëm i Greqisë.
Sipas një studimi të botuar në Itali në vitin 1886, nga filologut arbëresh Dhimitër Kamarda, More është një trevë e madhe së cilës grekët i kanë ndryshuar emrin dhe e kanë kthyer në Peloponezi. Kënga O e bukura More… memorizon kujtesën e madhe të një atdheu të humbur. Sipas filologut arbëresh është një toponim i këtij vendi nga ku u larguan shumica e arbëreshëve të sotëm të Italisë.
I vetmi dokument i kësaj këngë, është si material në librit e shkruar prej filologut, arbëresh Dhimitër Kamarda i cili jetoi në vitet 1821-1882. Ai e ka botuar librin me titull: Appendice Al Saggio Di Grammatologia Commprata Sulla Lingua Albanese”, dhe është publikuar nga shtëpia botuese “F. Albergueti E.C. në vitin 1866.
Në këtë libër është publikuar për herë të parë teksti i kësaj kënge i shkruar në shqip. Në libër sqarohet se teksti burimor popullor me ritëm tresh është i vetmi version dhe teks original i këngës “O e bukura More… Kjo këngë këndohet prej 600 vitesh dhe ka marrë më shumë përmasat e një këngë mërgimtarësh e njohur dhe shumë e dashur jo vetëm për arbëreshët por edhe për arvanitasit e Greqisë dhe shqiptarët e të gjitha trevave.
Një version i jashtëzakonshëm i këngës arbëreshe “O e Bukura More”, vjen përmes interpretimit mjaft interesant të dy artistëve të njohur Italian, Lavinia Mancusi, Gabriele Gagliarini./27.al

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img