Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini do të zhvillojë sonte një darkë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Është bërë e ditur se darka e punës do të mbahet në Bruksel, ndërsa në të janë ftuar udhëheqësit e të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor si presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dhe anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnjës: Zhelko Komshiq, Millorad Dodik dhe Shefik Xhaferoviq, shkruan Telegrafi.
“Po presidenti Hashim Thaçi do të marrë pjesë”, thuhet në përgjigjen e zyrës së presidentit.
Ky do të jetë takimi i parë midis Mogherinit dhe udhëheqësve të Ballkanit pasi që Këshilli Evropian refuzoi t`i jap dritën jeshile fillimit të procesit të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Ky takim gjithashtu do të jetë takimi i fundit i Komisionin Evropian në këtë mandat i cili pritet të përfundojë më 1 dhjetor. /Telegrafi/