Sot shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini do të mbërrijë ne Tiranë në kuadër të një turi ne rajon.
Mogherini vjen në Shqipëri kur ka shpërthyer kriza politike, me opozitën në Bulevard për zgjedhjet e lira.
Në agjendën e saj, është takimi me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentarin Ilir Meta. Mogherini nuk do të takojë Lulzim Bashën dhe kjo u konfirmua prej tij mbrëmë në Opinion.
Nga PD-ja Mogherini do të takohet me nënkryetarin e Kuvendit, Edmond Spaho, kryetarin e grupit parlamentar Edi Paloka dhe kryetaren e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu.