13.6 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Mogherini: Shqipëria ka zbatuar 100% politikat e jashtme

U prezantua sot strategjia e BE-së për zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë për politikën e Jashtme, Federica Mogherin tha se Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe se vendet e tij ndajnë të njëjtën histori si familja e madhe evropiane.

Duke folur për Shqipërinë, Mogherini theksoi se vendi ynë i ka plotësuar 100% detyrat në aspektin e politikës së jashtme.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Evropës gjeografikisht, ato ndajnë të njëjtën histori me vendet anëtare të BE, trashëgimi kulturore, sfida dhe intersa. Sot ky është mesazhi jonë, që ne do të ndajmë një të ardhme të përbashkët brenda BE. Shqipëria dhe Mali i Zi janë në 100% me politikën e jashtme te BE, dhe mund të vazhdojë që janë shembuj, dhe jo probleme që duhet të evitojmë por dhe shanse që mund të eksplorojmë në maksimum vetëm nëse jemi bashkë.

Kjo strategji sot jep një prespektivë të qartë për integrimin e të 6 partnerëve. Është e qartë se janë reforma të veçanta që qytetarët të gëzojnë të drejta të njëjta me qytetarët e BE. Kemi parë dhe shohim shumë reforma që vijojnë në rajon, të karakterizuar nga një vendosmëri e fortë që liderët e Ballkanit kanë bërë zgjedhje të qartë të çojnë vendin në BE, gjithkush në ritmin dhe kohën e vet, por drejtimi është i qartë. Sot i themi se dhe ne bëjmë të njëjtën zgjedhje”, tha Mogherini.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img