4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Mogherini radikalëve serbë: Ruajeni fytin

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë e BE-së, Federica Mogherini, i është referuar zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Serbi. Ajo u prit me protesta të radikalëve serbë gjatë adresimit të saj në Kuvendin e Serbisë.

Ajo theksoi se qytetarët do të kenë mundësinë për të votuar në mënyrë demokratike, racionale, në bazë të argumenteve dhe fakteve.

“Ne duam një fushatë të qetë zgjedhore”, theksoi kreu i diplomacisë evropiane në një fjalim në parlament, gjatë të cilit deputetët e radikalë serbë bërtisnin gjatë gjithë kohës, “Serbia, Rusia nuk kemi nevojë për BE-në”, ndërsa anëtarët e partisë Dveri mbajtën pankartë kus hkruante se “Serbia nuk i beson Brukselit”, raporton B92.

Mogherini u tha deputetëve radikalë të partisë SRS se nuk do të ndërhyjë në britmat e tyre, se nuk do të lodhet dhe u rekomandoi atyre që të ruajnë fytin gjatë adresimit të qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore, e cila, siç u tha ajo, paska filluar.

Ajo theksoi se është e rëndësishme që të gjithë qytetarët e Serbisë të përfshihen në vendimet kyçe që vendi do të duhet të bëjë, dhe roli i Parlamentit është shumë i rëndësishëm sepse është një lidhje vitale në mes të qytetarëve dhe institucioneve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img