Shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka thënë se është e impresionuar me atë e cila sipas saj është arritur në Mitrovicë.
Duke mbajtur një fjalim para medieve, tek ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë, ajo ka thënë se qytetarët e Mitrovicës, edhe jo vetëm, duhet të vazhdojnë të llogarisin në Bashkimin Evropian.
Mogherini tha se ura do t’i bashkoj dy komunitetet dhe se nuk është rezultat i alienëve por i njerëzve.
“Më në fund ka mirëkuptime nga të dyja palët se urat mund të bashkojnë dhe se vështirësitë mund të kalohen. Kjo bën që jetët e qytetarëve të jenë më të mira”, ka thënë Mogherini.
Ajo ka thënë gjithashtu se dialogu duhet të vazhdojë, pasi që dialogu ka sjellë edhe rezultate.