Mohgerini në një postimi në Twitter ka thënë se biseda me presidentin Vuçiq është fokusuar te dialogu dhe normalizimi i raporteve me Kosovën.
“Bisedova me presidentin Vuçiq për rrugën përpara rreth dialogut. Një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht e obligueshme për normalizimin e gjitha çështjeve të hapura është urgjente dhe thelbësore për Kosovën dhe Serbinë, për përparimin drejt BE-së, stabilitetin dhe paqen në rajon. Tarifat duhet të largohet, bisedimet duhet të vazhdojnë” ka shkruar Mogherini, përcjell prishtinapress.eu
Në anën tjetër Vuçiq ka thënë se dialogu mund të vazhdojë vetëm pas tërheqjes së taksës ndaj mallrave serbe nga ana e Kosovës dhe ndaljes së provokimeve siç është miratimi i Statutit të Trepçës, thuhet në një komunikatë nga Presidenca serbe.
Sipas tij masat të tilla të njëanshme nga ana e Prishtinës dëmtojnë stabilitetin e rajonit.