1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Mogherini: Çdo vend të ecë në rrugën e reformave drejt BE-së

“Po punoj që ta shoh secilin prej partnerëve të Ballkanit Perëndimor të ecë në rrugën e reformave drejt Bashkimit Europian, e për t’u siguruar që procesi është i pakthyeshëm”, deklaroi Federica Mogherini përpara nisjes së turit të saj në rajon, që e sjell në Shqipëri dhe e çon gjithashtu në Kosovë, Bosnje, Mal të Zi, Serbi e Maqedoni.
“Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mbeten të një rëndësie kyçe në këtë kontekst”, shtoi shefja e diplomacisë europiane. Përfaqësuesja e lartë e çështjeve të Jashtme dhe politikave të Sigurisë në BE e nis valën e vizitave në Podgoricë, ku do t’i drejtohet Parlamentit gjatë një seance të posaçme.

Turi mbyllet më 4 mars me ndalesën në Tiranë. Vizita e kryediplomates europiane vjen në mesin e protestave të rrugës të organizuara nga Partia Demokratike dhe të reformës së rëndësishme në drejtësi, që blloku europian kërkon ta shohë të përfunduar.

Një situatë e ngjashme, ndonëse në kontekst krejt tjetër, e pret edhe në Maqedoni, ku mbështetës të partisë në pushtet VMRO-DPMNE kanë dalë në rrugë kundër krijimit të një koalicioni qeverisës të LSDM-së me partitë shqiptare.

Axhenda e ndalesës në Serbi ende nuk është bërë publike, por me shumë gjasë do të përfshijë diskutime mbi të ardhmen e dialogut Prishtinë-Beograd të ndërmjetësuar nga BE-ja. I gjithë rrugëtimi i Mogherinit, në fakt ndërmerret në një kohë tensionesh etnike dhe politike, që kërcënojnë – sipas ekspertëve, – minimin e proceseve integruese të rajonit, ndaj dhe vizita e saj duket se synon pikërisht qetësimin e tyre./Top Channel/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img