Site icon PrishtinaPress

Mocioni i mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti (Dokument)

Pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Brendshëm, Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë të udhëhequr nga Albin Kurti.

Të enjten, LDK ka filluar konsultimin edhe me partitë e tjera për mbështetjen e këtij mocioni për rrëzimin e qeverisë.

Lidhjes Demokratike i ka dhënë mbështetje Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Nisma për Kosovën.

Aktualisht nuk dihet nëse do t’i jep mbështetje edhe Partia Demokratike e Kosovës.

Kundër këtij mocioni nga LDK-ja janë kryeparlamentarja Vjosa Osmani, dhe deputetët Haxhi Avdyli, Valentina Bunjaku.

Kundër është shprehur edhe ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit Lumir Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së, ka folur gjatë për çështjen e tarifës 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, e cila shkaktoi ndarje mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Çka parasheh Kushtetuta me mocion mosbesimi?

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë, sipas Kushtetutës, mund të ngrihet me propozimin e një të tretës (1/3) të të gjithë deputetëve të Kuvendit.

Mocioni i mosbesimit vihet në rendin e ditë të Kuvendit, jo më vonë se pesë (5) ditë e as më herët se dy (2) ditë nga data e parashtrimit të tij.

Konsiderohet se mocioni i mosbesimit është pranuar, nëse për të kanë votuar shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Nëse mocioni i mosbesimit dështon, mocioni tjetër i mosbesimit nuk mund të ringrihet gjatë nëntëdhjetë (90) ditëve të ardhshme.

Nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje.

Përmbajtja e plotët e mocionit:

Exit mobile version