Advertisement
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mobilizuar për të kryer përgatitjet e zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.
Ky institucion të martën ka blerë SMS për informim të stafit për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2019.
E gjithë kjo do t’i kushtoj KQZ-së 600 euro.
Kjo është bërë e ditur në njoftimin për nënshkrimin e kontratës në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik.
Përfituesi i kësaj kontrate është operatori “Green Soft”.
Ndryshe, javën e kaluar KQZ është pajisur me UV sprej dhe me kabina letre për ditën e zgjedhjeve.
PostAdss