Site icon PrishtinaPress

Mobilizimi i ushtrisë në kufi me Kosovën, Hoxhaj: BE-ja duhet të vendosë sanksione kundër Serbisë menjëherë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka kërkuar vendosjen e menjëhershme të sanksioneve ndaj Serbisë, pasi informacioneve të fundit që shteti serb e ka mobilizuar ushtrinë në kufirin përgjatë Kosovës.

Sipas Hoxhajt, në mënyrë që Bashkimi Evropian të mbetet i besueshëm, duhet që menjëherë të vendosë sanksione ndaj Serbisë.

“Pas aktit të fundit të agresionit kundër #Kosovës dhe vrasjes së një polici të Kosovës nga terroristët e lidhur me #Serbinë, Serbia ka grumbulluar forca ushtarake pranë kufirit tonë. Nëse #BE dëshiron të mbetet e besueshme, ajo duhet të vendosë sanksione kundër Serbisë tani menjëherë”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”. /Express/

Exit mobile version