Ministri Ferat Shala nënshkroi vendimin për Regjistrin dhe Regjistrimin e Zotëruesit të Mbeturinave-Tregtarit dhe Ndërmjetësit për Mbeturina jo të Rrezikshme.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala sot nënshkroi vendimin me Nr.22 dhe Nr.prot 1988/17 datë 14.04.2017 me titull: Vendimi për Regjistrin dhe Regjistrimin e Zotëruesit të Mbeturinave-Tregtarit dhe Ndërmjetësitpër Mbeturina jo të Rrezikshme.
Ky vendim u mor pasi i ka kaluar të gjitha procedurat dhe në pajtim me Ligjin Nr.03/L-189 për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës dhe duke u bazuar në rregulloren Nr.02/2011 për Fushat dhe Përgjegjësitë Administrative të zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive si dhe në pajtim me Ligjin për Mbeturina Nr. 04/L-060.
Sipas këtij vendimi, çdo person fizik apo juridik që rregullon mbledhjen, riciklimin, rikuperimin apo asgjësimin e mbeturinave në emër të një pale tjetër duhet të regjistrohet në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si një Ndërmjetës për mbeturina.
Gjithashtu ndërmjetësi do të jetë përgjegjës për zbatimin e dispozitave të legjislacionit për mbeturina.
Në anën tjetër, ndërmjetësi apo Tregtari janë përgjegjës të sigurojnë që mbeturina të barten në mënyrë të rregullt dhe t’i nënshtrohen të gjitha kontrolleve të nevojshme.
Për të gjitha ndryshimet eventuale lidhur me të dhënat që i kanë në regjistër, ndërmjetësi apo tregtari janë përgjegjës për të njoftuar Ministrinë.