Fillimi i punëve për ndërtimin e stadiumit nacional të Kosovës pritej të bëheshin qysh në vitin 2019, por ky projekt deri sot ende nuk e ka gëzuar një përfundim.
Me marrjen e kandidaturës për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, ndër planet e institucioneve vendore është edhe fillimi i ndërtimit të stadiumit nacional.
Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit , Hajrulla Çeku para disa muajve kishte shpalosur planin për ndërtimin dhe rinovimin e 27 stadiumeve në Kosovë, ku pjesë e tyre ishte edhe stadiumi nacional, plan ky që pritet të jetësohet gjatë pesë viteve të ardhshme.
Edhe pse komisioni për vlerësimin e ndërtimit të stadiumeve është formuar, ende nuk dihet asgjë sa i përket ndërtimit të stadiumit nacional, as vendi dhe as koha se kur do të fillojnë ndërtimet.
Zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani bëri të ditur se po synohet që projekti i stadiumit nacional të prezantohet brenda këtij viti.