Site icon PrishtinaPress

MKRS DHE MSH, TAKOJNË PËRFAQËSUESIT E FEDERATAVE

Në kuadrin e mobilizimit dhe bashkëpunimit ndër institucional, Armend Zemaj dhe Vlora Dumoshi sot kanë pritur në takim  përfaqësuesit e federatave të sportit në Kosovë.

Gjatë këtij takimi ministri Zemaj dhe ministrja Dumoshi janë informuar për proceset e deri tanishme në zhvillimet e garave sportive, si dhe kanë falënderuar përfaqësuesit e federatave për kontributin e tyre gjatë kësaj kohe duke i zhvilluar aktivitet dhe duke i ‘u përmbajtur masave.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit përmes një komunikate për media.

“Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë e Sportit Vlora Dumoshi takuan sot kreun e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe drejtuesit e federatave të sporteve të Kosovës.

Në këtë takim, Ministrat Zemaj e Dumoshi shprehën falënderimin e tyre për punën e drejtuesve të federatave përmes së cilës kanë ndikuar që aktivitetet sportive të liruara gjatë kësaj periudhë të pandemisë Coviid-19, të zhvillohen në kushte që ofrojnë sa më shumë siguri për shëndetin e sportistëve në Kosovë”.

Exit mobile version