Site icon PrishtinaPress

“M’ke rrejt” – kënga më e re nga Skerdi dhe Teuta Selimi

Artisti i njohur shqiptar, Skerdi, ka lansuar ditën e sotme këngën e re.

“M’ke rrejt” titullohet projekti, për të cilin ka bashkuar forcat me këngëtaren Teuta Selimi.

Kënga e dyshes u kompletua edhe nga ana vizuale, gjersa artistja mori vëmendje të madhe me paraqitjen tërheqëse në videoklip.

Teuta Selimi (Foto: YouTube)

Teksti dhe melodia u realizua nga vet këngëtari, kurse për ‘beat’-in u përkujdes Joezee.

Miksimi dhe masterizimi u bë në studion e Red Box Entertainment nga producenti Big Bang.

Me t’u publikuar, projekti mori reagime të menjëhershme të cilat njëherësh ishin mjaft pozitive.

Teuta ndërkaq ka bërë rikthimin në skenë me prurje të re muzikore pas një periudhe të gjatë.

Exit mobile version