Site icon PrishtinaPress

Mjet shpërthyes në pikën kufitare të Merdares, Policia jep detaje

Sot rreth orës 17:30 në stacionin policor kufitar (SPK-Merdare) nga pjesëtarë të KFOR-it është kërkuar ndalimi i përkohshëm i qarkullimit të personave dhe automjeteve, për arsye se janë duke bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar të një mjeti shpërthyes.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani.

Ai tha se lokacioni i mjetit shpërthyes ka qenë në distancë mbi një kilometër larg pikës kufitare, por për shkaqe sigurie për një kohë të shkurtër është ndërprerë qarkullimi.

“Rreth orës 18:20 rruga është liruar për qarkullim normal, pa problem”, tha ai.

Exit mobile version