Site icon PrishtinaPress

Mjet shpërthyes në një shtëpi në Prishtinë

Një mjet shpërthyes është gjetur në një shtëpi të pabanuar të një personi nga fshati Grashticë e Prishtinës dje rreth orës 11:00.

Sipas Policisë së Kosovës, ankuesi ka raportuar se  në një  shtëpi të pa banuar ka gjetur tre  predha të pa shpërthyera të llojit RPG 85 mm prodhim kinez.

Në vendin e ngjarjes ka dal njësiti për  deminim i FSK-së të cilët kanë arritur t’i marrin me vete mjetet e pa shpërthyera. Nuk raportohet për  ndonjë incident./IndeksOnline/

Exit mobile version