Nënkryetarja e PDK-së Vlora Citaku ka hedhur akuza të rënda ndaj ministres së MPJ-së Donika Gërvalla.
Çitaku ka komentuar intervistën e ministres më saktësisht pjesën kur ajo u pyet rreth iniciativës së Shqipërisë për miratimin e një rezolute të re në Këshillin e Evropës lidhur me pretendimet e ngritura nga Dick Marty.
Sipas Citakut, intervista dhe deklarata e Gërvallës në këtë rast, ishte mjerim dhe për keqardhje.
Postimi i plotë i Çitakut, pa ndërhyrje:
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, e pyetur lidhur me iniciativën e Shqipërisë për miratimin e një rezolute të re në Këshillin e Evropës lidhur me pretendimet e ngritura nga Dick Marty, MInistrja Gërvalla paska deklaruar “ : Jo, një bashkërendim nuk ka pasur lidhur me këtë çështje, por ju duhet të më kuptoni që unë nuk komentoj veprimet e qeverisë shqiptare.”
Dhe më pas vijon me deklarata e cilësime për Qeverinë e Shqipërisë, për dhjetëra gjëra rreth së cilave Ministrja Gervalla nuk pajtohet me Kryeministrin Rama.
Pra, Kosova jo që nuk po e ndihmon Shqipërinë, po as nuk po e falenderon Tiranën zyrtare që e ka marrë përsipër dekonstruktimin dhe demantimin me fakte të raportit famëkeq të Senatorit Marty.
Mjerim dhe keqardhje./Prishtinapress/