Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka publikuar disa fotografi në rrjetin e saj social Facebook që thotë se shpërfaqin gjendjen e mjerueshme të Kuvendit të Kosovës.
Sipas saj, Kuvendi ka nevojë urgjente për inspektorë sanitarë. Ligjvënësja opozitare thotë se një gjendje e tillë është mjeruese.
“Kuvendi ka nevojë urgjente për inspektor sanitar. Kjo gjendje është mjeruese. Zhyll Kuvendi, Zhyll Qeveria”, shkroi ajo në Facebook, transmeton Paparaci.
Aktualisht, Kuvendi i Kosovës po mban seancën e rregullt plenare. Gjatë ditës, opozitarët kanë kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të vijë në seancë e të raportojë për zhvillimet politike, sidomos pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës, nga forcat serbe të mërkurën në Leposaviq.
Shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila është pajtuar me kërkesën e deputetëve nga partitë opozitare. Porsa që e gjen kohën në dispozicion, tha ajo, Kurti do të vijë në Kuvendin e Kosovës./Paparaci.com