1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Mjerim: Brenda 6 muajve, u braktisën 17 fëmijë

Braktisja e fëmijëve mbetet fenomen shqetësues në Kosovë. Pothuajse çdo vit braktisen fëmijë të sapolindur, e kjo ndodh për shkaqe të ndryshme. Gjendja e rëndë ekonomike, sipas ekspertëve, është faktori kryesor që i kontribuon kësaj dukurie.
Sipas Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale në bazë të raporteve të qendrave për punë sociale (QPS) në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë braktisur 17 fëmijë. Disa nga fëmijët e braktisur adoptohen nga njerëz të vullnetit të mirë, megjithëse procedurat e adoptimit shpeshherë janë kritikuar se janë të stërzgjatura, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Çdokush që do të adoptojë fëmijë kërkesën për adoptim e paraqet në Qendrën për Punë Sociale të komunës ku jeton, ku QPS-të më pas kërkesat i përcjellin në Departamentin për Politika Sociale dhe të Familjes (DPSF), gjegjësisht në Panelin për adoptimin e fëmijëve, i cili panel vlerëson se a plotësohen kriteret për adoptim të parapara me legjislacionin në fuqi dhe vendos në favor të parashtruesit të kërkesës apo për refuzim”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img