-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Mjeku shqiptar që bën transplant me eshtrat e të vdekurve

“Kemi dëgjuar për transplantin e organeve të brendshme, por jo për transplant kockash”.

Kështu shkruanin gazetat gjermane para dy vitesh, kur doktori me origjinë shqiptare, Arjan Mullahi, kreu për herë të parë këtë ndërhyrje në Spitalin e Shën Jozefit, në Gjermani.

Së fundmi, në korrik të këtij viti, ai ka kryer transplantin e kockës tek një zonjë shqiptare, Resmije Senka, nga Kuçova, operacion i cili rezultoi me sukses.

Ndërhyrja parashikon një metodë që nuk është shumë e zakonshme dhe që mbështetet në eshtrat e një personi të vdekur.

Edhe këtë herë, gazeta gjermane i bën jehonë kësaj ndërhyrjeje, duke e quajtur doktor Arjan Mullahin si “Zoti i veshur me të bardha”.

“Kjo teknikë speciale operative mundëson rekonstruksionin e defekteve të mëdha kockore të bacinit dhe të kofshës me transplantatim të kockave të të vdekurve. 2 javë pas këtij operacioni, zonja nga Kuçova, e cila rrezikonte paralizën, ka mundur që të ecë. E paimagjinueshme dhe e pabesueshme dhe për vetë gjermanët. Në prill 2019 është planifikuar të vihet protezë e re në Linnich në Gjermani”, tregon dr. Mullahi, përcjell albinfo.ch.

Doktori Arjan Mullahi punon si shef i shërbimit të kirurgjisë në Spitalin e Shën Jozefit, në Gjermani. Ai ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, ndërkohë që ka kryer edhe kurse të ndryshme specializimi jashtë vendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img