0.9 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Mjeku për rastin në Shkodër: Në ekspertizë është e mundur të dallohen shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve

Gjatë pasdites së djeshme është gjetur edhe trupi i vajzës tjetër, që dyshohet se u hodh në lumin Buna bashkë me motrën, vëllain dhe nënën, ndërsa akoma nuk janë gjetur trupat e këtyre të fundit.

Motra e Alma Arrazit pas njoftimit për zhdukjen e motrës dhe fëmijëve ka njoftuar policinë e Shkodrës se Alma dhunohej barbarisht, bashkë me fëmijët e saj, nga bashkëshorti.

Dëshmia e motrës së Almës, por dhe shenjat që u raportuan fillimisht në trupin e vogëlushes që u gjet e mbytur i krijuan bindjen policisë për ta vënë në pranga Erdgys Arrizin, babai i tre fëmijëve për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes.

Ilir Robaj, ekspert mjeko-ligjor tha në emisionin e mëngjesit të Euronews Albania se nëse ndaj fëmijëve që dyshohet se janë mbytur është ushtruar dhunë, ajo është e dallueshme nga ekspertiza mjeko-ligjore.

“Ekspertiza mjeko-ligjore nuk mund ta përcaktojë se si ka ndodhur mekanizmi i vetëvrasjes, por me përafërsi përcakton kohën kur ka ndodhur ngjarja. Eksperti përcakton shenjat e dhunës, të cilat ngelen në formën e mavijosjeve. Të gjitha shenjat ngelen, por e rëndësishme është të gjenden sa më shpejt”, tha eksperti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img