1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Mjeku nga Kosova një nga autorët e studimit, sa i përket efikasitetit të vaksinave nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna

Vaksinat e Pfizer/BioNTech dhe Moderna kundër COVID-19, është konstatuar se janë 94 për qind efektive kundër hospitalizimit të personave mbi 65 vjet që janë prekur nga COVID-19.

Ky konstatim është bërë nga Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, që realizoi një studim në të cilin mori pjesë edhe mjeku nga Kosova, Dr. Arbër Shehu.

Mediat prestigjioze si CNN e BBC kanë raportuar për studimin në të cilin mori pjesë edhe mjeku Shehu, i cili pa dyshim se me këtë e bën krenar çdo shqiptar.

Në anën tjetër të dhënat e vaksina të Pfizer/BioNTech dhe Moderna janë shpresë se pandemia e coronavirusit mund të marrë fund nëse në mbarë botën vazhdon me tempo të përshpejtuar procesi i vaksinimit të qytetarëve.

Kujtojmë që Arbër Shehu është nga Krusha e Vogël,  babai i të cilit është zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img