Site icon PrishtinaPress

Mjeku Nastov flet për gjendjen e të lënduarve në Koçan: Shumica e plagëve janë në pjesën e kokës, qafës dhe fytyrës

Drejtori i Spitalit për sëmundje kirurgjike “Sh.Naumi Ohrit” Nebojsha Nastov ka theksuar se të lënduarit në diskotekën në Koçan kanë djegie nga 5 deri 60%.

“Fillojnë nga 5% deri në 60% të lëndimeve nga djegiet, ku shumica e plagëve janë në pjesën e kokës, qafës dhe fytyrës që nënkupton se me gjasë ka ardhur deri te ngufatja nga thitja e gazrave dhe tymit andaj nuk mund të jemi decid në momentin edhe sa do të kenë nevojë për respirator ose jo” tha Nastov.

I pyetur se përveç djegieve a ka paceintë të lënduar edhe nga Stampedo, ai tha se ka lëndime, por për fat jo shumë.

“Tek një paciente është vërtetuar akumulimi i ajrit ndërmjet indeve të mushkërive ku ëshrë vendosur drenazh toraklae, por lëndime tjera më serioze nga goditjet jo”, shtoi Nastov për tv21.

Exit mobile version