9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Mjeku: Keqpërdoruesit e ujit do të gjobiten

Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka paralajmëruar gjoba për keqpërdoruesit e ujit të pijes. Me këtë rast, Mjeku ka kërkuar edhe bashkëpunim me qytetarë, raporton Ekonomia Online.

Mjeku ka deklaruar se gjoba për personat fizik është 100 euro, ndërsa për personat juridik, deri në 300 euro.

E për ta jetësuar këtë, Mjeku ka kërkuar bashkëpunim me komunat që bëjnë pjesë në zonën e shërbimit, në mënyrë që inspektorët komunal e të kompanisë, të dalin në terren për inspektim.

“Është mirë që secili konsumatorë të thërras në numrin e telefonit pa pagesë dhe t’i lajmërojë keqpërdoruesit e ujit të pijshëm nëse rastisin në ndonjë, në të njëjtën kohë jemi në komunikim me gjitha komunat në zonën e shërbimit, të cilat duhet të nxjerrin një urdhërrrese administrative me të cilën do të parandaloheshin keqpërdorimet e ujit të pijshëm, me ç’rast personat fizik do të gjobiteshin me nga 100 euro, ndërkaq personat juridik me nga 300 euro. Po presim përkrahje të madhe edhe nga komunat që i kemi në zonën e shërbimit, në mënyrë që inspektorët e komunave bashkërisht me kontrolloret dhe inspektorët tanë të dalin në terren dhe t’i gjobisin këta persona”, u shpreh Mjeku.

Sfidë për këtë kompani është janë punët që kryhen nga kompanitë që janë kontraktuese nga komunat përkatëse.

Thotë se shtrimi i rrjetit të kanalizimit nuk bëhet brenda standardeve që kërkohen.

“Ne vazhdimisht jemi marrë me ndërrimin e infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit. Një pjesë e konsiderueshme është ndërruar, qoftë me donacione, qoftë me investimet tona, mirëpo nevojitet ende ndërrimi i rrjetit të ujësjellësit por më shqetësuese kur rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimit bëhet nga kompanitë private që nuk kanë të bëjnë fare me ujësjellësin por me komunat përkatëse dhe ata e shtrojnë një rrjet jo brenda standardeve me ç’rast po kemi probleme e sidomos me sistemin e rrjetit të kanalizimit sepse gypat vendosen me diametër të vogël të cilat nuk mund ta përballojnë një fluks të madh të kanalizimit”, thotë Mjeku.

E sa i përket dëmeve që shkaktohen nga kompanitë e ndërtimit, Mjeku ka kërkuar që adresohen tek komuna.

Ndërsa për bllokim të kanalizimeve, fajin ua hedh qytetarëve, pasi këta të fundit shpesh hedhin gjësende të ngurta e të lëngëta.

“Për të gjitha këto dëme që shkaktohen, është mirë që komunat përkatëse të flasin për këta konsumatorë sepse ne jemi kompani që mision dhe vizion e kemi furnizimin me ujë të pijshëm dhe cilësor për secilin konsumatorë dhe pastrimin e pusetave kryesore në rrugët kryesore që sado pak t’i largojmë këto ujëra të ndotura, sepse këto shpesh herë shkaktohen edhe nga papërgjegjësia e qytetarëve, hedhin gjësende të ngurta e të lëngëta por rrjetin e kanalizimit e kanë rënduar dukshëm edhe ndërtuesit, investitorët e rinj të cilët kompanitë kontraktuese kanë bllokuar pusetat e kanalizimit me gjësende të ngurta dhe shpesh herë rrjeti në një lagje të caktuar ka qenë jofunksional”, thotë tutje ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img