5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Mjeku i QKUK’së bie në “kurthin” e shtetit, kapet në flagrancë duke marrë ryshfet

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ortopedi i QKUK’së, Sabit Sllamniku, është arrestuar për marrje të ryshfetit, raporton Express.

Ai dyshohet se ka marrë ryshfet me qëllim t’i kryej vlerësimin e shkallës së invaliditetit të dëmtuarit.

I njëjti ka rënë në “kurthin” e prokurorisë dhe është kapur në flagrancë duke marrë ryshfet.

“Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë veprime në mënyrë urgjente, duke autorizuar policinë për zbatimin e tyre, me aprovim të gjykatës kompetente, ashtu që ka lëshuar urdhëresë të përkohshme për zbatimin e masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, si dhe simulimin e veprës penale, i cili është kryer me dhënien e mjeteve monetare të dyshuarit, me ç’ rast ka rezultuar deri te arrestimi i tij në flagrance”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndryshe, arrestimin e tij e kanë konfirmuar për Express edhe nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

“Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ju konfirmon se, sot, rreth orës 9:00, në Klinikën e Ortopedisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është arrestuar një mjek specialist- ortoped”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK’së.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, me aktvendim të prokurorit ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet S.S., mjek në ShSKUK, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë veprime në mënyrë urgjente, duke autorizuar policinë për zbatimin e tyre, me aprovim të gjykatës kompetente, ashtu që ka lëshuar urdhëresë të përkohshme për zbatimin e masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, si dhe simulimin e veprës penale, i cili është kryer me dhënien e mjeteve monetare të dyshuarit, me ç’ rast ka rezultuar deri te arrestimi i tij në flagrancë.

Personi i lartcekur, dyshohet se e ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, me qëllim t’i kryej vlerësimin e shkallës së invaliditetit të dëmtuarit.

Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, pranë gjykatës kompetente.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img