Personeli mjekësor që po përballet në vijën e parë të shpërthimit të koronavirusit të Kinës ka veshur pelena për të rritur pasi nuk kanë kohë të shkojnë në tualet, është raportuar media.
Numri i vdekjeve në Kinë u rrit në 41 të shtunën nga 26 sa ishte një ditë më parë dhe më shumë se 1.300 njerëz janë infektuar globalisht me një virus që erdhi nga një treg ushqimesh deti në qytetin qendror të Wuhan që po shiste ilegalisht, transmeton Telegrafi.
Në Wuhan, qendra e shpërthimit, punëtorët e kujdesit shëndetësor përpiqen të përballojnë kërkesën e madhe të banorëve për trajtime të mëtutjeshme.
Videoja shqetësuese tregon shkallën e panikut brenda spitaleve të qytetit, me korridore të mbushur me njerëz, pacientët të rrëzuar në dysheme dhe stafi në gjendje gatishmërie.
Tani është shfaqur një tjetër problem, mjekët e rraskapitur. Mirëpo disa prej tyre që punojnë pa pushim, kanë veshur pelena për të rritur sepse nuk kanë kohë të shkojnë në tualet nga kërkesa e madhe për trajtime. /Telegrafi/