Site icon PrishtinaPress

Mjekët nga Hungaria udhëtojnë për në Kosovë: Do të kujdesen dhe do t’i kthejnë në shtëpi ushtarët e tyre të plagosur në veri

Një ekip i mjekëve ushtarakë udhëtoi nga Hungaria për në Kosovë, për t’u kujdesur dhe kthyer në shtëpi ushtarët hungarezë të KFOR-it, që u plagosën gjatë përleshjeve në Zveçan me protestuesit serbë, raporton Shërbimi i Hungarisë i Radios Evropa e Lirë.

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, tha se të plagosurit nuk janë në rrezik për jetën.

Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, njoftoi se 30 ushtarë të tij – mes tyre 19 hungarezë dhe 11 italianë – u plagosën në përleshjet e një dite më parë.

Sipas KFOR-it, tre ushtarë hungarezë janë plagosur nga përdorimi “i armëve të zjarrit”, por “nuk kanë plagë vdekjeprurëse”.

Exit mobile version