3 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Mjekët kërcënojnë me grevë

Mos përfillja e kërkesave të punëtorëve shëndetësorë për përmirësim të kushteve të punës, paga më të mëdha dhe mbrojtje nga rrezikshmëria në punë, rrezikon të fus në grevë të përgjithshme këtë sektor.

Para këtij veprimi, federata sindikale e shëndetësisë ka paralajmëruar protestë njëorëshe në mënyrë që të tërhiqet vërejtja e fundit, raporton KTV.

Sindikalistët pritet të takohen me ministrin e shëndetësisë Imet Rrahmani i cili një ditë më parë i kishte ftuar ata pasi më herët kishte deklaruar të mos i ketë marrë kërkesat e tyre.

Por përfaqësues të federatës kanë disa kushte edhe për takimin me ministrin.

Protesta e paralajmëruar për të mërkurën do të mbahet në të gjitha institucionet e nuk do të përjashtohet pjesëmarrja edhe e shërbimit emergjent, pavarësisht se janë të vetëdijshëm se sa mund të jetë e rrezikshme ndërprerja e punës aty.

Kërkesat e sindikalistëve i kanë mbështetur deputetët anëtarë të komisionit parlamentar për shëndetësi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img