2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Mjekët e zemrës në QKUK kryejnë mijëra intervenime brenda vitit

Kardiologu intervent Daut Gorani, bashkë me kolegët e tij kryejnë mijëra intervenime brenda vitit.

Gorani bashkë me kardiologët tjerë në shërbimin e kardiologjisë invazive në QKUK vetëm vitin e kaluar kanë kryer 2480 koronarografi, ndërsa kanë realizuar poashtu mbi 1400 stentime, shkruan Gazeta Shneta.

Gorani i cili është edhe ud.shef i shërbimit të kardiologjisë invazive, ka shifrat më të larta në mesin e kolegëve të tij me 380 procedura diagnostike koronarografike dhe 252 raste të trajtuara me stenta.

Kardiologu Gorani ka kryer Fakultetin e Mjekësisë në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa specializimin në mjekësinë interne në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ai mban titullin master në shkencat mjekësore, sub-specialist në kardiologji në Qendrën Klinike Universitare në Sarajevë dhe PhD në kardiologji poashtu në Fakultetin e Mjekësisë në Sarajevë./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img