-1.6 C
Pristina
Tuesday, December 31, 2024

Buy now

spot_img

Mjekët alarmojnë Kryeministrin, Ministri i Shëndetësisë po ndërhyn në QKUK

13 kardiologë invazivë i kanë shkruar letër Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu dhe Kryeministrit Albin Kurti.

Në letrën të cilën e kanë çuar sot, kardiologët invazivë kërkojnë që të anulohet plotësim-ndryshimi i statutit të SHSKUK-së, i cili sipas tyre “është nënshkruar në mënyrë arbitrare nga ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi”.

“Në qoftë se hyn në fuqi plotësim-ndryshimi, arsyeja sepse bëhet shuarja e profilit tonë dhe e barazon përgjegjësinë profesionale me kardiologët e klinikës së kardiologjisë si dhe e prish hierarkinë profesionale në kudër të repartit me ç’rast paraqet rrezik të lartë ndaj shëndetit publik dhe pasiguri në procedura dhe intervenime invazive”, thuhet në letrën e kardiologëve invazivë, të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi.

Letra e plotë:

15 prill: Ne kardiologët invazivë në mënyrë anonime kundërshtojmë plotësim ndryshimin e statutit të SHSKUK-së kur me datë 8 prill 2022 jemi informuar nga mediat se ministri Rifat Latifti ka nënshkrua propozim ndryshimin e projekt-statutit në mënyrë arbitrare pa u konsultuar fare me mjekët e repartit të kardiologjisë invazive ku gjatë këtyre muajve kemi bërë përpjeke maksimale për tu takuar me ministrin për të gjitha shqetësimet tona dhe i njëjti nuk ka pranuar, tani e tutje ne nuk marrim përgjegjësi për mbarëvajtjen e trajtimit 24 orësh të infarktit akut të miokardit, pacientëve të shtrirë në nevoja për procedura diagnostike invazive si dhe pacientëve nga lista e pritjes, në qoftë se hyn në fuqi plotësim-ndryshimi, arsyeja sepse bëhet shuarja e profilit tonë dhe e barazon përgjegjësinë profesionale me kardiologët e klinikës së kardiologjisë si dhe e prish hierarkinë profesionale në kuadër të repartit me ç’rast paraqet rrezik të lartë ndaj shëndetit publik dhe pasiguri në procedura dhe intervenime invazive. Këto gjashtë vite kjo njësi ka kryer mbi 12 mijë procedura diagnostike dhe intervenime në zemër, ky para këtij organizimi rreth 95% e pacientëve janë referuar jashtë institucioneve publike duke shpenzuar miliona euro dhe duke shkaktuar vonesa në trajtim të shpejtë si dhe rritje të komplikimeve të pacientëve deri në humbje jete. Nga viti 2016 deri më sot kjo njësi i ka kursyer mbi 60 milionë euro buxhetit të Republikës së Kosovës, si dhe ule drastike të komplikimeve dhe ulje të ndjeshëm të vdekshmërisë, si shembull për shumë njëri në rajon. Ne inkurajojmë që organizimi i mëtejmë i sëmundjeve kardiovaskulare të vazhdojë të avancohet drejt krijimit të themelimit të institutit të sëmundjeve kardiovaskulare së bashku me të gjitha njësitë gjegjëse, përndryshe çdo aneksim në formë të tillë e kthen këtë njësi dhjetë vite prapa.

Andaj kërkojmë që ky plotësim ndryshim tashmë i nënshkruar nga ana e ministrit të shëndetësisë të anulohet nga ana e kryeministrit dhe ti hapet rrugë fillimit të themelimit të Institutit të Sëmundjeve të Zemrës apo edhe të mbetemi si klinika të ndara deri në një mundësi tjetër gjithherë në bashkëpunim duke respektuar punëtorët e secilës klinikë dhe njësi, si dhe respektimit të të gjitha procedurave që kërkohen me ligj në ndërrime të tilla statutare që nuk janë respketuar nga ana e SHSKUK-se dhe Ministrit në këtë formë./Gazeta Insajderi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img