Për shkak të mjegullës, mbrëmjen e së shtunës në Aeroportin e Shkupit, janë anuluar një pjesë e fluturimeve.
Kjo sipas të dhënave të uebfaqes së Aeroportit të Shkupit, ku bëhet e ditur se një pjesë e fluturimeve janë riorentuar, transmeton Klankosova.tv.
Sipas të dhënave, dukshmëria mbrëmë ishte 200 metra, dhe për këtë arsye trafiku ajror ishte pezulluar.