Edhe sot janë anuluar katër fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Valentina Gara, zëdhënëse për media në aeroport, ka theksuar se dukshmëria ka qenë shumë e ulët edhe sot shkak i mjegullës.
“38 fluturime janë anuluar ditën e djeshme. Nga to disa janë divertuar në aeroportet fqinje”.
“Sot janë anuluar katër fluturime deri me tani. Dukshmëria ka qene nën 50 metra, prandaj është pamundësuar realizimi i fluturimeve”, ka thënë Gara për Klanin.
Klankosova.tv është duke raportuar vazhdimisht për të gjitha zhvillimet lidhur me anulimin e disa fluturimeve, por edhe aterimeve në aeroporte të tjera.