Site icon PrishtinaPress

Mjegull dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të vitit

Mot i butë dhe stabil në fundjavën e vitit të ri.  Kryesisht me diell. Mjegull në ultësira orëve të mëngjesit, parashikon “Prishtina Weather”. 

Mot i ngjashëm parashihet edhe ditën e hënë dhe të martë, me kalime të vranësirave të pakta, por pa mundësi për të reshura. Ditën e mërkurë po pritet shtim i vranësirave, e vende-vende edhe nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.

Situata me cilësinë e ajrit mbetet e përkeqësuar në këto kushte të motit të qëndrueshëm dhe të qetë.  Indeksi do të jetë kryesisht në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, apo të pashëndetshme.  Herë herë në disa stacione indeksi kalon edhe në nivelin më të lartë të ndotjes, jashtëzakonisht i dobët.

Datat:

1.01.2023 – Mjegull në mëngjes përgjatë ultësirave.  Kthjellët dhe me diell në pjesët tjera.

2.01 – Kryesisht me kthjellime e diell.  Orëve të mëngjesit mjegull.

3.01 – Në mëngjes mjegull përgjatë ultësirave.  Në pjesët tjera kryesisht me diell.

4.01 – Vransira, me mundësi për riga shiu gjatë ditës.

Temperaturat mbesin mbi vlera mesatare, minimalet luhaten ndërmjet 0C e 2C, lokalisht edhe në vlera negative deri në -2C.  Ndërkaq ato maksimale luhaten ndërmjet 10C e 12C, vende-vende edhe deri në 14C.  Patjetër, që në vise ku mjegulla mund të mbetet më gjatë, temperaturat do të jenë ndjeshëm më të ulëta.

Kryesisht dominojnë qetësitë, e herë herë frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-2m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale./Prishtinapress/

Exit mobile version