3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Mjaltë nga luleradhiqet: Parandalon kollën, pastron mëlçinë, forcon imunitetin

Këto ditë pranvere mblidhni luleradhiqe që do t’i përdorni për të bërë mjaltë vetë

Tani është koha e duhur për të bërë mjaltë luleradhiqesh të bërë në shtëpi, për të cilin të gjyshërit tanë besonin se eliminonte kollën, forcon kockat, ndihmon mëlçinë që të largojë toksinat nga trupi.

Rekomandohet përdorimi i bimës menjëherë pas vjeljes, në të njëjtën ditë.

Ky shurup i trashë luleradhiqesh që i ngjan mjaltit në ngjyrë dhe dendësi, transmeton Telegrafi.

Nevojiten:

▪ 200 lule luleradhiqe;
▪ 2 limonë;
▪ 2 litra ujë;
▪ 2 kg sheqer.

Përgatitja:

Mblidhni lulet e luleradhiqeve në mesditë, kur dielli është në kulmin e tij. Më së miri do të ishte të gjenit një livadh që është larg rrugës dhe i mbrojtur nga ndotjet.

Kur mblidhni lulet, lajini me ujë të ftohtë.

Në një tenxhere zhytni në dy litra ujë të distiluar dhe vendosini në pllakë shporeti dhe zieni të mbuluara rreth 20 minuta.

Kullojeni lëngun, shtoni sheqerin dhe fusni 2 limonë të larë dhe të prerë. Përziejeni tretjen derisa të arrini dendësinë e mjaltit. Derdhni lëngun e nxehtë në kavanoza dhe mbylleni.

Nëse nuk dëshironi ta bëni këtë mjaltë me sheqer, përdorni mjaltë livadhi, por përzieni me ujin e vakët në të cilin keni zier luleradhiqe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img