Reshjet e dendura të borës kanë bërë që të mos ketë numër të madh protestuesish.
Përfaqësueses të studentëve së bashku me Parlamentin Studentor të Universitetit të Prishtinës, kanë nisur protestën e paralajmëruar për sot për të kërkuar liberalizim të vizave.
Reshjet e dendura të borës kanë bërë që të mos ketë numër të madh protestuesish, raporton lprishtinapress.eu
Marshi i tyre ka filluar nga Biblioteka Kombëtare ku do të vazhdojë deri te objekti i Qeverisë.
Aty është parë edhe deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, i cili ditë më parë dorëzoj pasaportën e tij në shenjë solidarizimi me qytetarët e Kosovës.
Studentët kanë protestuar edhe më herët duke kërkuar që Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave.