Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mitrovicë, ku një person ka rënë nga kati i dytë i shtëpisë.
Sipas gazetës lokale “Mitropol”, viktima dyshohet të ketë kryer vetvrasje.
Rasti ka ndodhur pak më parë në lagjen “Tjegullore”.
Njësitet relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.
Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje mbi rastin por që të njëjtit nuk kanë dhënë akoma përgjigje.