Site icon PrishtinaPress

Mitrovicë, u rrahën mes vete dy gra, në stacion të policisë i sulmuan edhe dy police

Dy gra janë arrestuar në Mitrovicën e Jugut dje për shkak se derisa ishin në stacion policor rreth një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dy zyrtare policore duke ju shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se të lënduarat kanë pranuar trajtim mjekësor.

Ndërsa të dyshuarat pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëra është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa e dyshuara tjetër është dërguar në mbajtje.

Exit mobile version